E prisnin t’i bashkohej Shqipërisë, por talenti 20-vjeçar zgjedh Kosovën

Publikuar tek: sport, më 20:55 10-11-2016 E prisnin t’i bashkohej Shqipërisë, por talenti 20-vjeçar zgjedh Kosovën

Donis Avdijaj do të luajë për Kosovën. Sipas “Supersport Kosova”, sulmuesi 20-vjeçar ka zgjedhur t’i bashkohet përfaqësueses së Kosovës, edhe pse kishte deklaruar se ishte gati të luante për Shqipërinë dhe priste një ftesë nga kuqezinjtë.

Kujtojmë që Avdijaj ka qenë shumë herë në planet e De Biasit, por dëmtimet e lanë atë larg kuqezinjve. Tashmë sulmuesi 20-vjeçar ka zgjedhur të përfaqësojë fanellën e Kosovës. Ai nuk do të jetë në dispozicion të Bunjakut për ndeshjen e së shtunës, pasi ka probleme me dokumentacionin, por nga viti i ardhshëm pritet të veshë fanellën e Kosovës.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.045193910598755
array(1) { ["section"]=> string(77) "e-prisnin-t-i-bashkohej-shqiperise-por-talenti-20-vjecar-zgjedh-kosoven-59136" }