E pyesin për eksperiencën me Covid-19, habit vajza e Xhevdet Ferrit: Në janar humba babain nga simptoma të ngjashme

Publikuar tek: aktualitet, më 17:29 29-10-2020 E pyesin për eksperiencën me Covid-19, habit vajza e Xhevdet Ferrit: Në janar humba babain nga simptoma të ngjashme Xhevdet Feri me të bijën, Bora

Vajza e aktorit të mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri, Bora Ferri, i është përgjigjur një pyetje të bërë nga ndjekësit e saj në Instagram, në lidhje me eksperiencën e saj me Cocid-19.

Teksa shpjegon se e kaloi me simptoma të lehta, deklaron se mamaja e saj e kaloi rëndë në oksigjen, ndërsa thotë se humbi babain në janar të këtij viti, nga simptoma të ngjashme me koronavirusin.

“Të them të vërtetën nuk i kuptoj këta njerëz të cilët nuk besojnë akoma se ky virus ekziston ose nuk është për debat. Kjo gjë është reale. Unë isha shumë me fat që kam kaluar simptoma të lehta, të cila ishin disa dhimbje shpine dhe ethe. Mamaja ime e kaloi më keq dhe përfundoi në terapi me oksigjen. Kam humbur babain nga simpomat e hershme të Covid-19 këtë vit. Ai ishte 59-vjeç dhe një njeri fantastik. Njerëzit janë të lirë të mos besojnë. Unë uroj që asnjë prej të afërmëve të tyre mos ta kalojë këtë gjë. Është e frikshme, e zymtë dhe shumë e dhimbshme”, shkruan ajo në postimin e saj.

Duhet thënë se prej një jave nga dita e ndarjes nga jeta, aktori Xhevdet Ferri ishte shtruar në Spitalin Amerikan në kryeqytet pasi ishte diagnostikuar me kancer.

Por edhe pse u trajtua intensivisht, sëmundja avancoi me shpejtësi pa i dhënë shumë kohë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sulmi terrorist në Francë, reagon Meta: I tronditur! E dënoj aktin barbar dhe solidarizohem me popullin francez
Humbi jetën në minierë, flet gruaja e Rruzhdi Rushitit: Kam tre fëmijë jetimë, kërkoj ndihmë nga shteti »
Article Logic
Execution time: 0.0120849609375
array(1) { ["section"]=> string(120) "e-pyesin-per-eksperiencen-me-covid-19-habit-vajza-e-xhevdet-ferrit-ne-janar-humba-babain-nga-simptoma-te-ngjashme-225681" }