E pyet për marrëveshjen me Greqinë, ish-presidenti i Shqipërisë i kthehet gazetares: Po më ngacmon shumë

Publikuar tek: politike, më 19:23 03-03-2018 E pyet për marrëveshjen me Greqinë, ish-presidenti i Shqipërisë i kthehet gazetares: Po më ngacmon shumë

Ish-presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu ishte i ftuar në News 24, ku foli për çështjet dy palëshe me Greqinë.

Për çështjen e kufirit detar, u shpreh se është një çështje që do kujdes dhe një problem që duhet zgjidhur sa më parë.

Sakaq, shtoi se duhet parë me kujdes mënyra se si zhvillohen përplasjet dhe rruga që zgjidhet për të rregulluar problemin.

Moisiu: Transparenca është e nevojsme gjithmonë, por jo çdo gjë mund të thuhet publikisht kur sapo kanë filluar bisedimet, se ndonjëherë më shumë  të pengojnë se të ndihmojnë. Duhet bërë shumë kujdes.

Ndërkohë gazetarja e pyeti dhe për çështjen e Çamërisë, ndërsa ish-presidenti i Republikës ia kthen: “Po më ngacmoni shumë, tani unë duhet të flas gjatë”, dhe sqaroi se e kishte në kuptimin pozitiv sepse i duhej të sqaronte me detaje argumentet për këtë çështje.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084939002990723
array(1) { ["section"]=> string(109) "e-pyet-per-marreveshjen-me-greqine-ish-presidenti-i-shqiperise-i-kthehet-gazetares-po-me-ngacmon-shume-112101" }