E pyeti nëse do ketë zgjedhje të parakohshme, Balla i kthehet gazetares: Kjo ishte dëshira juaj në formë ëmbëlsire

Publikuar tek: fcb-bomb, më 15:01 17-04-2019 E pyeti nëse do ketë zgjedhje të parakohshme, Balla i kthehet gazetares: Kjo ishte dëshira juaj në formë ëmbëlsire

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla i është kthyer gazetares se News 24 Senada Jaho në studion e ‘Opinion’, pasi ajo e pyeti nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme vitin e ardhshëm.

Balla e interpretoi pyetjen e gazetares si një dëshirë të saj, por i prerë deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Dialogu:

Gazetarja: Bërja e Reformës Zgjedhore këtë vit nënkupton që vitin tjetër mund të kemi zgjedhje të parakohshme?

Balla: Përse?

Gazetarja: Meqë po bëhet këtë vit.

Balla: Aa kjo ishte dëshira juaj në fund të emisionit, në formën e një ëmbëlsire. Domethënë sovrani popull ditën kur u thirr në nëntor para 20 viteve për të votuar referendumin për kushtetutën ka përcaktuar qartë dhe më pas përmes përfaqëuesve të vet ka përcaktuar qartë sa është mandati i Kuvendit dhe mandati i Kuvendit është katër vjeçar dhe mandati i këtij Kuvendi përfundon në mos gaboj në 9 shtator të 2021-shit. Tre muaj përpara këtij 9 shtatori zhvillohen zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare të cilat PS me punën që ka bërë dhe me punën edhe më intensive që do të bëjë do të marrë një mandat të tretë për qeverisjen e këtij vendi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.083149909973145
array(1) { ["section"]=> string(119) "e-pyeti-nese-do-kete-zgjedhje-te-parakohshme-balla-i-kthehet-gazetares-kjo-ishte-deshira-juaj-ne-forme-embelsire-160794" }