E qëlluan me plumb në kokë, 14 vjeçarja jep shenja jete pak sekonda para se t’i hiqnin organet

Publikuar tek: bota, më 18:42 23-02-2016 E qëlluan me plumb në kokë, 14 vjeçarja jep shenja jete pak sekonda para se t’i hiqnin organet

Menduan se kishte ndërruar jetë dhe po përgatiteshin për t’i hequr organet pasi ishte në listën e donatorëve, por vetëm pak sekonda para procedurës, 14 vjeçarja i shtrëngoi dorën nënës.

Doktorët e alarmuar u tërhoqën menjëherë, kur 14 vjeçarja Abigail Kopf dha shenja jete në spital pasi kishte marrë një plumb në kokë gjatë të shtënave me armë në Miçigan të SHBA-ve, ku një person filloi të qëllonte pa arsye pasagjerët e taksive “Uber”.

“Vajza ime nuk ka vdekur”, thotë nëna e saj, Vicki Kopf, pasi shumë media raportojnë se ajo është mes 6 viktimave që ndërruan jetë pas sulmit.

“Ajo është gjallë dhe po lufton për jetën. Dua që të gjithë ta kuptojnë këtë. Ajo është një vajzë e re, e fortë dhe e bukur. Ajo nuk e merritonte këtë. As gjyshja e saj dhe viktimat e tjera nuk e meritonin këtë”, shprehet nëna e 14 vjeçares.

Prindërit e saj treguan për mediat se ajo lëvizi kur doktorët i bënë një pyetje, duke ngritur gishtat e dorës. “Është një grimcë shprese në një histori kaq tragjike”, shkruan “Hinz”.

Autori i të shtënave, Jason Dalton, akuzohet për vrasjen e gjashtë personave ndërsa në sallën e gjyqit ai nuk tregoi asnjë shenjë pendese e nuk dha asnjë shpjegim pse i kreu vrasjet. /Newsbomb.al/

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01044487953186
array(1) { ["section"]=> string(99) "e-qelluan-me-plumb-ne-koke-14-vjecarja-jep-shenja-jete-pak-sekonda-para-se-t-i-hiqnin-organet-33348" }