E quajti adhuruese të Berishës, Eni Vasili ‘flakë për flakë’ me Mero Bazen: Kjo tregon që detyrën time e kam bërë mirë

Publikuar tek: politike, më 18:37 27-02-2018 E quajti adhuruese të Berishës, Eni Vasili ‘flakë për flakë’ me Mero Bazen: Kjo tregon që detyrën time e kam bërë mirë

Mbrëmë emisioni i Eni Vasilit “Studio e hapur” u shoqërua me debate dhe akuza të forta mes gazetarit Artan Hoxha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Mirëpo, qëndrimi i moderatores Eni Vasili ngjalli reagime mes gazetarësh. Përmes një statusi në rrjetet sociale, gazetari Mero Baze e akuzoi Vasilin se po mbante anën e Berishës.

“Moderatorja në vend t’i mbyllte telefonin dhe të behej me gazetarin, i tha se do ishte e lumtur ta kishte në studio përsëri. Ky është rasti kur dhunuesit real të gazetarëve, adhurohen”, shkruante Mero Baze.

Nga ana tjetër, moderatorja Eni Vasili i është përgjigjur gjatë gazetarit Baze duke e sqaruar se e konsideron veten gazetare dhe jo një misionare të ndonjë pale.

“Së pari, fakti që akuzohem si nga ithtarët e Berishës, por dhe nga ata që janë betuar me armiqësi të përjetshme me të dhe aq më tepër akuzohem edhe nga vetë Berisha,  tregon që detyrën time e kam bërë mirë. Është e rrallë të kesh kundër edhe Berishën edhe Meron për të njëjtin argument, sidomos kur argumenti është pikërisht Berisha.

Së dyti, akuzat që i drejtuan njëri tjetrit Sali Berisha dhe Artan Hoxha, janë të rënda, “vrasës“,“hjekës“ ,“pinoçet“ ,“bandit“. Por a janë ato të vërteta?

Personalisht e konsideroj veten një gazetare dhe jo misionare të ndonjë pale, unë nuk kam misione të tilla në gazetari, ndërsa mendoj se nuk ka mision më fisnik se profesioni i gazetarit. Profesionalizmi është misioni im i vetëm. E përsëris, jam gazetare, jo prokurore, as gjykatëse, nuk jap sentenca dhe as dënoj me mbyllje goje. Nuk jam në gazetari për të denigruar e përgojuar askënd dhe karriera ime e dëshmon këtë. Nuk jam gazetare për të mbajtur në pushtet dikë apo disa dhe as për të rrëzuar disa të tjerë. Këto nuk janë misionet e mia në gazetari dhe i refuzoj me forcë.

Prej 13 vitesh kam ndërtuar një platformë gazetareske ku aktorët politikë, të medias dhe shoqërisë, ballafaqohen duke thënë secili të vetën. Është një platformë lirie, e ndërtuar me shumë mund e sakrifica në një vend ku politika tenton çdo ditë ta blejë apo përdhosë median. Jetojmë në një realitet politik e mediatik ku të “vërtetat“ sponsorizohen nga pushteti dhe të jesh një gazetar i lirë është thuajse utopike. Nuk ka ditë që në telefonat tanë, pushtetarët të mos bëjnë presion për një lajm a një tjetër, për të realizuar një temë emisioni apo një tjetër, e të mbash profesionalizmin në këmbë në këto kushte, është një sfidë dhe sprovë e përditshme. Në emisionin “Studio e Hapur”, vijnë të gjithë pa përjashtim dhe janë të lirë të thonë gjithçka. Nga Berisha, te Rama, Basha, Meta e deri tek deputeti i fundit…” shkruan Vasili.

20180226_220531-768x432.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011183977127075
array(1) { ["section"]=> string(121) "e-quajti-adhuruese-te-berishes-eni-vasili-flake-per-flake-me-mero-bazen-kjo-tregon-qe-detyren-time-e-kam-bere-mire-111667" }