E quajti histori ‘idioteske’ grushtin e shtetit, Tedi Blushi i përgjigjet Taulant Ballës: Po me ish ambasadorin Cutillio si do ja bëni? E pretë në besë! Ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën

Publikuar tek: politike, më 13:44 21-02-2020 E quajti histori ‘idioteske’ grushtin e shtetit, Tedi Blushi i përgjigjet Taulant Ballës: Po me ish ambasadorin Cutillio si do ja bëni? E pretë në besë! Ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën Balla-Blushi

Tedi Blushi, zëdhënësi i presidentit i përgjigjet kreut të Grupit të PS Taulant Balla i cili e cilësoi ‘grushtin e shtetit’ si një histori idioteske.

Ndërkaq Blushi i kujton Balllës ish ambasadorin Cutillio që sipas tij PS iu lut të dilte në TV e të vinte në diskutim dekretin e Presidentit.

“Apo s’ka problem se ai iku e s’merr vesh që ju e pretë në besë”, shkruan Blushi.

REAGIMI I PLOTË I BLUSHIT:

Lum Shqipëria për Tao Taon se ky vetëm për hapjen e negociatave punon.

Ka harruar që e ka festuar tre herë çeljen e negociatave deri tani.

Ka harruar që ngritja e Gjykatës Kushtetuese është kyç për çeljen e tyre.

Po ligjin anti-kushtetues Dvorani pse e miratuat pa pritur Venecian? S’ka nevojë, thotë Tao Tao, sepse pamë disa sugjerime që Venecia u ka dhënë disa vendeve të tjera që kanë Kushtetutë tjetër nga e jona, dhe s’mund të ndalonim ta bënim fakt të kryer ligjin mafioz të rrëmbimit të Gjykatës Kushtetuese.

Po me ish-ambasadorin e nderuar Cutillio që ju lutët të dilte në TV e të vinte në diskutim dekretin e Presidentit si do ia bëni?

Apo s’ka problem se ai iku e s’merr vesh që ju e pretë në besë.

Po me ambasadën e SHBA si do ia bëni, se edhe ajo bëri goxha deklaratë për të thirrur Venecian?

Se ju si proamerikanë të paparë s’lëvizni asnjë presje pa u konsultuar me ta?

Duan të sabotojne ndihmat (borxhet) thotë Tao. Vetëm një PPP e tyre shkon 1 miliardë euro. Edhe 20 miliardë euro borxhe të japë bota, duke rrëmbyer Gjykatën Kushtetuese në mënyrë mafioze nga kjo bandë, asgjë nuk do shkojë në xhepat e shqiptarëve, por në xhepat e tyre dhe të disa kreditorëve.

Ah po, shqiptarët do fitojnë si gjithmonë shumëfishimin e taksave.

Fakte të reja do dalin Tao, dhe ti ke kohë deri në 2 mars të marrësh kthesën e radhës, siç e merr gjithmonë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0065340995788574
array(1) { ["section"]=> string(198) "e-quajti-histori-idioteske-grushtin-e-shtetit-tedi-blushi-i-pergjigjet-taulant-balles-po-me-ish-ambasadorin-cutillio-si-do-ja-beni-e-prete-ne-bese-ti-ke-kohe-deri-ne-2-mars-te-marresh-kthesen-195960" }