E quajti ‘hjekës’, a e kërcënoi Berisha-gazetarin? Reagon Artan Hoxha: E kuptova mesazhin e koduar që më çove

Publikuar tek: politike, më 19:00 07-02-2018 E quajti ‘hjekës’, a e kërcënoi Berisha-gazetarin? Reagon Artan Hoxha: E kuptova mesazhin e koduar që më çove

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka reaguar pas akuzave të rënda që ka hedhur në drejtim të tij ish kryeministri Sali Berisha.

Berisha e quajti Hoxhën “hjekës”, në rastin e vdekjes së dëshmitarit të tij, pasi kishte kryer një dokumentar për kanabisin. Ish kreu i PD akuzon Hoxhën si trillues dhe shpifës për interes të atyre që e paguajnë, duke iu referuar deklaratave të tij dje në "Opinion".

Gazetari Hoxha e quan shkrimin e Berishës si kërcënim për të mos e kaluar “vijën e kuqe” dhe shton “e kuptova qartë mesazhin e koduar që më çove”.

Reagimi i plotë i Hoxhës:

Heuuuu breee, doktori paska shkruajtur statusin me te gjate te jetes se vet, dhe ma ka dedikuar mua personalisht. Rrofsh per reklamen Doktor, edhe per kohen e gjate qe paske konsumuar per tu marre me mua. E shoh qe Opinioni i djeshem te paske djeg keq, nuk eshte faji Bac, tjeterkund shikoi fajtoret. E kuptova qarte mesazhin e koduar qe me cove. Po me thua te mos e kaloj vijen e kuqe...Doktor para pak ditesh nga faqja jote shperndave kopertinen e Revistes Stern ku shkruheshin plot 12 faqe per trafikun e narkotikeve, edhe per ate rast faleminderit. Edhe aty une isha doktor...

Kaq sa per tani sepse jam duke ecur ne kembe neper shi Doktor, se nuk kam as eskorte dhe as truproje si ti, prandaj nuk kam mundesi te te shkruaj me gjate...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012590885162354
array(1) { ["section"]=> string(111) "e-quajti-hjekes-a-e-kercenoi-berisha-gazetarin-reagon-artan-hoxha-e-kuptova-mesazhin-e-koduar-qe-me-cove-109478" }