Analisti Artur Zheji ka treguar se shikon një diferencë në qasjen publike të kryeministrit Rama me qasjen që ka kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Ndërkohë që Rama nuk i ka kursyer akuzat publike nga Tirana në mbyllje të Samitit me presidentin serb Vuçiç në drejtim të kryeministrit të Kosovës duke e quajtur gënjeshtar, nga ana tjetër Haradinaj është treguar më i tërhequr dhe u kujdesshëm.
Kjo qasje e Ramës sipas Zhejit i përshtatet serbëve ndaj dhe i kujtuar periudhën e Luftës së Kosovës ku ai që sot Rama e quan gënjeshtar, luftonte për çlirimin e Kosovës në kohën kur vetë Rama si ministër Kulture hante krudo.
'Vlerësimet shkojnë në favor të Ramushit, nuk e shet vëllain publik. Çfarë kemi inat me njëri-tjetrin hajde t'i flasim brenda katër mureve. Serbët gëzohen kur shikojnë Ramushin dhe Ramën, Rama që i thotë Ramushit gënjeshtar.
Një sekondë, aty ka pasur gazetarë që kanë përkthyer dhe nuk ka gëzim më të madh sesa Ramboja, apo një nga heronjtë e Luftës Çlirimtare të Kosovës të cilësohet nga Rama që atëherë ka qenë Ministër Kulture dhe hante krudo kur Ramboja që i thotë gënjeshtar luftonte.
Duhet të mësojmë nga takti, Rama e përdor shqipen më mirë se Ramushi por thelbi i qasjes në publik në këtë rast i Haradinaj ka një diferencë të madhe', ka thënë Zheji.