E quajti mercenar të Ramës, Alfred Lela i përgjigjet Bashës: Ka trashëguar kulturën neo-komuniste, ai nuk është PD-ja

Publikuar tek: politike, më 23:52 03-09-2019 E quajti mercenar të Ramës, Alfred Lela i përgjigjet Bashës: Ka trashëguar kulturën neo-komuniste, ai nuk është PD-ja Alfred Lela - Lulzim Basha

Gazetari dhe analisti Alfred Lela ka folur sërish pas një qarkoreje të publikuar në media, që pretendohet se ka dalë nga PD dhe sulmohen disa prej gazetarëve të njohur në vend duke u quajtur mercenarë të kryeministrit Rama.

Ndonëse emri i tij dhe portali që Lela drejton nuk përmendej, gazetari ka thënë se ajo nënkuptohet. I ftuar në emisionin Top Shoë mbrëmjen e somte, Alfred Lela tha se Basha ka trashëguar një kulturë neo-komuniste dhe pretendon se njerëzit duhet të jenë luajal me të dhe ata nuk duhet të jenë luajalë me njerëzit.

‘Është kultura komuniste, e kthyer në kulturën neo-komuniste që e trashëgon edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha. Është qesharake në fakt, është shqetësuese edhe nuk i kuptoj këta njerëz, edhe vetë zotin Basha, që ka këtë iluzionin se njerëzit duhet të jenë luajal me të dhe ata nuk duhet të jenë luajalë me njerëzit’, u shpreh ai.

‘Unë publiksht zgjedh ta mbështes Bashën dhe publikisht zgjedh ta kritikojë Bashën’, tha gazetari, ndërsa i pyetur nëse e ka patur ndonjëherë statusin e këshilltarit të Bashës, ai u përgjigj ‘Nuk e kam patur asnjëherë, nuk më është kërkuar asnjëherë dhe nuk e kam dashur asnjëherë. Kam patur akses dhe një lidhje që mund të konsiderohet deri dikur miqësore.’

‘Bashën e kemi dashur se është kryetari i PD-së, jo se është Basha, dhe këtu hyn kompleksi i Zotit.

Zoti Basha nuk duhet të mendojë se është PD-ja, Enver Hoxha mendonte se ishte Partia e Punës, t’i japim fund kësaj’, përfundoi Alfred Lela.    

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070209503173828
array(1) { ["section"]=> string(126) "e-quajti-mercenar-te-rames-alfred-lela-i-pergjigjet-bashes-ka-trasheguar-kulturen-neo-komuniste-edhe-ai-nuk-eshte-pd-ja-177230" }