E quajti mushkë, Murrizi ironizon Ramën: Shko në shtëpitë e hallexhinjve dhe vish ferexhetë, ishalla të bëjnë punë këto librat e shenjtë që lexon

Publikuar tek: aktualitet, më 13:40 18-12-2019 E quajti mushkë, Murrizi ironizon Ramën: Shko në shtëpitë e hallexhinjve dhe vish ferexhetë, ishalla të bëjnë punë këto librat e shenjtë që lexon Myslim Murrizi

Në seancën e sotme plenare ku po diskutohet paketa Anti-shpifje, nënkryetari i Kuvendi, Myslim Murrizi ka komentuar ligjin në fjalë dhe ka hedhur idenë që paketa të merret nga Gjermania dhe të mos harrtohet nga qeveria shqiptare.

'Duke parë kryeministrin që na tha i jam kthyer librave të shenjtë dhe la amanet mushkat…Megjithëse nuk është këtu, do t’i kthehesha me fjalët e aktorit Agim Qirjako, tek filmi ‘Udha e shkronjave’, fjalët e dhespotit që i tha:

‘Shyqyr që u ktheve rrugës së zotit , o i uruari I perëndisë…Shenjat i ka dhënë se e shof nëpër..

Shtëpi hallexhinjsh të prekur nga tërmeti, me një ferexhe tip qyrku. Nuk e di, a ka kopju kryeministrin e Indisë, a se kë.

Por fakti që na tha që ai ka filluar të lexojë këta librat e shenjtë, ishalla i ndikon edhe në ligj dhe bën përmirësime.

Unë nuk jam i sektorit të medias dhe nuk marr vesh shume nga media, po nga 52 shtete, 47 e kanë hartuar këtë ligj. Domethënë vetëm për këtë ligj si paskemi marrë ne negociatat, ajde mendje ajde...

Këta që kanë portalet, kanë një financim 5 mijë euro në muaj dhe me 3 gazetarë atje, pa paguar taksa, pa i siguruar. Po kush ua jep këto financime të tilla për muaj?

Unë kam qënë viktimë portaleve dhe askush mos të më thotë janë të pavarura.

Portalet të pavaruara? Jo, jo...

Secila prej tyre është zëri i një force politike.Sa herë del një forcë e tre, një zë i ri, krijohet edhe një portal.

Po këtë nuk po kuptoj tani, pse të bëjmë ligj vetë ne, madje ta bëjmë edhe limonadë. Jo mo jo, e bëjmë të ashpër. Unë do të isha shumë dakort që ta marrim nga një vend i BE. Nga 52 vende, 47 e kanë këtë ligj tha i madhi. Atëherë e marrim gati ne si model, pse ta bëjmë vetë. Ia marrim Gjermanisë, shtet i fortë vital dhe i suksesshëm.

 Pse ta bëjmë ligjin limonadë. Do na dalë e thartuar dhe do ti zerë barku të gjithë ata që do ta pijnë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Mini-Shengeni ballkanik, THAÇI refuzon ftesën e RAMËS: E kam të pamundur, pengesa kryesore Serbia
 LAJM I HIDHUR nga Amerika, ndahet nga jeta ‘Kotja’ e filmit ‘Përrallë nga e Kaluara’ »
Article Logic
Execution time: 0.012084007263184
array(1) { ["section"]=> string(149) "e-quajti-mushke-murrizi-ironizon-ramen-shko-ne-shtepite-e-hallexhinjve-dhe-vish-ferexhete-ishalla-te-bejne-pune-keto-librat-e-shenjte-qe-lexon-189753" }