E quajti 'pjeshkëz', Avokatja e Popullit flet për deklaratën e Murrizit: Unë e di kush jam dhe nuk kam nevojë të ma thotë ai

Publikuar tek: aktualitet, më 17:48 19-09-2019 E quajti 'pjeshkëz', Avokatja e Popullit flet për deklaratën e Murrizit: Unë e di kush jam dhe nuk kam nevojë të ma thotë ai

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca, ka reaguar për herë të parë në një dalje televizive pas etiketimeve fyese nga nënkryetari i parlamentit, Myslim Murrizi.

Ky i fundit doli ditë më parë në një deklaratë për mediat duke kërkuar falje për fjalorin e përdorur ndaj një ndjekësi të tij në “Facebook”, të cilin e quajti “down”. Më pas Murrizi e shfryri dufin kundër Avokates së Popullit, të cilën e quajti “pjeshkëz” dhe i kërkoi që të mos bënte ciu ciu sikur është prekur nga gjuha e tij për personat me sindromën doën, pasi sipas tij nuk e di që ekziston ky grup social.

E ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” , Murrizi tha se personalisht nuk është prekur aspak nga fjalët e deputetit demokrat, por institucionalisht nuk mund ta tolerojë gjuhën denigruese që ai ka përdorur.

'Personalisht unë nuk e pranoj fare këtë gjënë që ka thënë zotëria. Për hir të së vërtetës nuk më prek fare personalisht. Unë e di kush jam dhe nuk ka nevojë të ma thotë një njeri si ai dhe e di gjithkush me të cilët kam punuar apo më kanë dëgjuar qoftë edhe një herë të vetme. Unë e njoh veten për një profesioniste të mirë, ka shumë njerëz që thonë se jam një profesioniste shumë e mirë dhe jam një mijë përqind e bindur se punët që kam bërë, arritjet e mia, sukseset e mia profesionale nuk varen absolutisht nga fakti nëse një njeri ka një opinion në lidhje me pamjen time', tha ndër të tjera ajo.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022927045822144
array(1) { ["section"]=> string(127) "e-quajti-pjeshkez-avokatja-e-popullit-flet-per-deklaraten-e-murrizit-une-e-di-kush-jam-dhe-nuk-kam-nevoje-te-ma-thote-ai-179046" }