E quajti 'xhevahir', kreu i UEFA-s viziton 'Air Albania Stadium' bashkë me presidentin e FSHF-së

Publikuar tek: sport, më 13:49 17-11-2019 E quajti 'xhevahir', kreu i UEFA-s viziton 'Air Albania Stadium' bashkë me presidentin e FSHF-së Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin viziton 'Air Albania Stadium' bashkë me presidentin e FSHF-së Armand Duka

Presidenti i UEFA-s Aleksandër Ceferin mbërriti para disa minutash në stadiumin e ri shqiptar ''Air Albania'' për të vëzhguar punimet e kryera.

Kreu i qeverisë së futbollit europian po shoqërohet nga presidenti i FSHF-së Armand Duka dhe zyrtarë të tjerë të UEFA-s dhe FSHF-së. Gjithashtu, Ceferin do të marrë pjesë në ceremoninë e përurimit të ''Air Albania Stadium'', e cila do të ngre siparin me takimin e fundit eliminator të EURO 2020 Shqipëri-Francë.

Më herët, Ceferin u takua me kryeministrin Rama në Kryeministri. Ai foli me superlativa për stadiumin e ri duke e konsideruar një ''xhevahir''.  

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.039589166641235
array(1) { ["section"]=> string(98) "e-quajti-xhevahir-kreu-i-uefa-s-viziton-air-albania-stadium-bashke-me-presidentin-e-fshf-se-186184" }