E reja e Enverit: “Sali Berisha bëri çmos që të hynte në grupin e mjekëve të Enverit, u kujdes mos ta merrte vesh Nexhmija”

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:13 18-06-2015 E reja e Enverit: “Sali Berisha bëri çmos që të hynte në grupin e mjekëve të Enverit, u kujdes mos ta merrte vesh Nexhmija” Postimi i Rezarta Shkurtës

“Më vonë dëgjova se mjeku Sali Berisha duke përfituar nga miqësia e ngushtë që kishte me doktor Isufin, po bënte çmos që të hynte në grupin e mjekëve të Enver Hoxhës. Mesa dukej, largimi i ndonjë mjeku të grupit kishte shkuar për pak ditë pranë familjes, i kishte dhënë mundësi Sali Berishës që ta zëvendësonte. Por nga ana tjetër, Saliu ishte shumë i kujdeshëm që të mos ta merrte vesh Nexhmija. Ndaj u krijua edhe ajo skenë qesharake, nga frika se mos ne thoshim ndonjë fjalë”.

Eshtë ky fragmenti i shkëputur nga libri i Teuta Hoxhës, nuses së djalit të diktatorit Hoxha “Enveri në kujtimet e mia”, fragment i cili është publikuar nga nusja e Hoxhës. Rezarta Shkurta, njëkohësisht bashkëshortja e Ermal Hoxhës i cili aktualisht ndodhet në burg për "Xibrakën", ka ndarë me ndjekësit dhe fansat e saj këto rreshta duke i ftuar të gjithë t’i lexojnë.

“Një libër për t’u lexuar”, shkruan Razarta duke bërë tagg vjehrrën e saj, Teutën e cila është autorja e këtij libri.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021940946578979
array(1) { ["section"]=> string(125) "e-reja-e-enverit-sali-berisha-beri-cmos-qe-te-hynte-ne-grupin-e-mjekeve-te-enverit-u-kujdes-mos-ta-merrte-vesh-nexhmija-13934" }