Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin e Vaut të Dejës.
Një 17-vje֛çare i ka dhënë fund jetën duke konsumuar një sasi fotoksine.
Sipas informacioneve paraprake, shtetësja me iniciale M.GJ., ka konsumuar lëndën toksike në orët e pasdrekës dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.
Ndërhyrja e shpejtë e familjarëve nuk e ka ndalur ngjarjen tragjike.
Trupi i saj ndodhet në Morgun e Spitalit të Shkodrës, ndërsa Policia po heton mbi shkaqet që e çuan 17-vjeçaren drejt aktit tragjik.
Aktualisht janë duke u marrë në pyetje familjarët e viktimës për të mësuar edhe arsyen e këtij akti ekstrem.