E RËNDË/ Arrestohet kosovari, vrau vëllanë dhe më pas ia dogji trupin

Publikuar tek: rajon, më 14:25 09-04-2020 E RËNDË/ Arrestohet kosovari, vrau vëllanë dhe më pas ia dogji trupin Foto ilustruese

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda, njoftoi se gjatë ditës së sotme është arrestuar dhe me pas ndaluar personi me inicialet G.K. nga fshati Bërnjak, Komuna e Rahovecit, i cili sipas hetimeve të para dyshohet për veprën penale “Vrasja e Rëndë” të vëllait të tij, personit me inicialet B.K. i cili pasi që kishte ardhur nga Zvicra në Kosovë, fillimisht ishte paraqitur i zhdukur nga familjarët e tij që nga data 14.02.2020.

Pas veprimeve hetimore nga ana e Prokurorisë dhe Policisë, dyshohet se personi G.K. e ka vrarë dhe më pastaj e ka djegur trupin e të ndjerit B.K, ku në vendin e ngjarjes janë evidentuar disa kocka njeriu. 

Po ashtu, pas një pune operative është gjetur edhe arma me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra penale, si dhe një gëzhoje e cila pas ekzaminimit është vërtetuar së është shkrepur nga arma e të dyshuarit.

Gjatë intervistimit në polici, ku prezent ka qenë edhe prokurori i rastit, i dyshuari G.K. e ka pranuar veprën për të cilën dyshohet, duke përshkruar në hollësi mënyrën se si ka vepruar.

Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar, dhe akuzuar për veprat penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe ndaj tij, brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e paraburgimit nga Gjykata kompetente në Gjakovë.

Nga Veriu në jug, këto hotele mbajnë 5 yje.
Por me sa i vlerësoni ju?

Grand Hotel Resort - Velipoja
Rafaelo - Shëngjin
Kompleksi Lura - Gjiri i Lalezit
Palace Hotel - Durrës
Prestige Resort - Golem
Premium Resort - Golem
Fafa Hotel - Durrës
Grupi Harmonia - Hotel
Regina Hotel - Vlorë
Hotel Butrinti - Sarandë
Demi Hotel - Sarandë
Santa Quaranta Resort - Sarandë
Hotel Morina - Palasë
Hotel Fishta - Velipojë
Hotel Briliant - Qerret
Supreme Hotel - Qerret
Article Logic
Execution time: 0.0094368457794189
array(1) { ["section"]=> string(74) "e-rende-arrestohet-kosovari-vrau-vellane-dhe-me-pas-ia-dogji-trupin-201986" }