E rëndë/ Basha në SHBA, zgjedh kryetar partie në Teksas të arrestuarin për terrorizëm

Publikuar tek: barometri, më 07:49 14-07-2018 E rëndë/ Basha në SHBA, zgjedh kryetar partie në Teksas të arrestuarin për terrorizëm

Partia Demokratike ka themeluar më datë 10 korrik 2018 degën e saj në Texas të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Kjo është edhe arsyeja që kreu i PD Lulzim Basha udhëtoi drejt SHBA-ve.

Kryetar i Degës së Partisë Demokratike në Texas është zgjedhur Gaspër Lekgega i cili është një emër jo pak i njohur për drejtësinë atje.

Lekgega rezulton i arrestuar në vitin 2011, nën akuzën e terrorizmit. Kryetari i sapozgjedhur i PD në Teksas, është arrestuar në Amerikë, për kërcënime terroriste, një ligj i ri i formuluar pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001.

Nga ana e PD nuk jepet asnjë sqarim për këtë çështje që pritet të trazojë edhe njëherë “ujërat” e politikës në Shqipëri, raporton newsbomb.al.

Dega e Partisë Demokratike Texas, sipas selisë blu, u krijua me qëllim forcimin e bashkëpunimit  me shoqatat shqiptare që operojnë në Amerike në kuadër të çështjeve me rendësi për Shqipërinë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026383876800537
array(1) { ["section"]=> string(90) "e-rende-basha-ne-shba-zgjedh-kryetar-partie-ne-teksas-te-arrestuarin-per-terrorizem-127818" }