E RËNDË, gjenden 39 trupa të pajetë brenda një kamioni në Angli

Publikuar tek: bota, më 10:03 23-10-2019 E RËNDË, gjenden 39 trupa të pajetë brenda një kamioni në Angli Vendi ku është gjetur kamioni me trupat e pajetë

Trupat e pajetë të 39 personave janë gjetur në një kamion në Essex, Angli.

Lajmi është konfirmuar nga policia britanike. Ndërsa shoferi i kamionit, një 25-vjeçar nga Irlanda Veriore, është arrestuar me dyshimin për vrasje.

Autoritetet thonë që kamioni erdhi nga Bullgaria dhe hyri në vend përmes Holyhead të shtunën.

Mes viktimimave është edhe një adoleshent, raporton BBC, transmeton Newsbomb.al. 

Kamioni është gjetur në Parkun Industrial 'Waterglade' në Avenue Avenue, Greys.

Ndërkaq, kanë nisur hetimet dhe po punohet për identifikimin e viktimave, që siç shprehen autoritetet do të kërkojë pak kohë.

Ndërkohë, kjo nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë në Britani. Në qershor të vitit 2000, kufomat e 58 emigrantëve kinezë u gjetën në pjesën e pasme të një kamioni në Dover.

Ndërkaq, kalimi me kamion për të hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe është një rrugë që përdoret në masë të gjerë edhe nga shqiptarët.

13580782-30fa-48b8-8a5e-3f1c4c87de04.jpg

435617f5-99ca-47cf-ae8c-b422e62b35fc.jpg

454154f6-66d8-4a47-9a54-e6388a9faa09_wide_fallback.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0074279308319092
array(1) { ["section"]=> string(69) "e-rende-gjenden-39-trupa-te-pajete-brenda-nje-kamioni-ne-angli-183147" }