Një 42-vjeçar nga Mamurrasi ka tentuar të vetëhemohet me fotoksinë.
Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme kur shtetasi me inicialet K.P ka konsumuar fotoksinë për të helmuar veten. Pas veprimit ekstrem, ai është paraqitur në poliklinikë për ndihmë, bën me dije policia në njoftimin e saj.
Aktualisht ai ndodhet në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ku po merr mjekimin e nevojshëm pasi gjendja e tij paraqitet e rëndë.