E rëndë është ngjarja që ka ndodhur sot në në gjimnazin”Asim Vokshi” në Tiranë.
Një nxënës, i cili mësohet se është me probleme mendore, ka tentuar të presë damarët në tualetin e shkollës, rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm.
Policia bën me dije se bëhet fjalë për nxënësin me iniciale D.D. Nxënësi i klasës së 10, thuhet se ka probleme mendore dhe ka kartelë tek spitali nr.5 në Tiranë. Kjo është hera e dytë që adoleshenti tenton t’i jape fund jetes në këtë mënyrë, pasi prej kohësh vuan nga skizofrenia.
Policia arriti në vendngjarje, ndërsa 16 vjeçari është dërguar në spital.