E RËNDË/ 'Më rrahu si gomari në duhan', djali dhunon barbarisht të atin 92-vjeçar dhe i drejtohet me fjalën Vdis! Gjykata e lë të lirë

Publikuar tek: aktualitet, më 23:08 20-01-2021 E RËNDË/ 'Më rrahu si gomari në duhan', djali dhunon barbarisht të atin 92-vjeçar dhe i drejtohet me fjalën Vdis! Gjykata e lë të lirë I moshuari

Një histori e rëndë është publikuar mbrëmjen e sotme në emisionin investigativ "Stop" në Tv Klan.  

I moshuari 92-vjeçar nga Kreshpani i Fierit akuzon djalin e tij për dhunë fizike.

Shkak është bërë një çështje pronësie mes të dyve, ndërsa i moshuari pranon se pasi u mbyll në dhomë u godit për më shumë se 2 orë nga i biri me grushte dhe shkelma.

Sipas tij, ai e ka kërcënuar me fjalët "pse nuk vdes" dhe "vdis", teksa nga dhuna e fortë i ka shkaktuar dëmtime të shumta në fytyrë e fraktura në trup.

Denoncimi i plotë:

Vjen  ky, bam-bam, futet në dhomë , i nxjerr ata përjashta e më thotë mua: “Hë tani! Cfarë do bëjmë bashkë?” . Çfarë do bëjmë, o djalë?! Ta kam thënë. Një pëllëmbë në të djathtë. Unë do të të qëlloj ty! Unë do të të marr shpirtin tha ai.

Ishte i dehur. Unë shty tutje, ai bam… vetëm me grushte. Gjithë këtë pjesën këtu, në të gjithë trupin,  në të gjithë trupin! Mbrapa, kur më ulte kokën kështu…kam frakturë këtu. Kisha dhimbje shumë në këtë anë dhe erdha bëra grafinë. Ndihemi shumë të frikësuar! Sa herë kalojnë makinat aty, natën, në rrugë, ngrihem dhe zë derën me kyç. Do të vras! Do të mbys! Do helm miu! Pse nuk vdes? Vdis!”, është kjo dëshmia e të moshuarit.

Më tej i moshuari ka treguar për gazetarët e “Stop” se është dhunuar shumë keq nga djali i tij, por hedh dyshime se i biri i tij ka paguar para për të dalë nga burgu.

Gazetari: Është dhënë një masë “detyrim paraqitje” dhe jo një më e fortë.

I moshuari: Nuk jam dakord!

Gazetari: Të ka pyetur ty oficeri i Policisë Gjyqësore, se si ishte ngjarja? Ia tregove të gjitha?

I moshuari: Po, po! Dy orë më ka torturuar. Dy orë të mira! Erdhi një infermier nga Cakrani. Nuk erdhi ky mjeku ligjor, që është këtu. Unë i kam paraqitur këtë frakturën, këtë.

Gazetari: Po tjetër, ku ke fraktura?

I moshuari: Në brinjë. Shembje. Dy orë dhunë ka ushtruar, si i ka dashur qejfi atij.

Gazetari: Pse mendon se është dhënë një masë e lehtë për djalin?

I moshuari: Mendoj, se… Ai jeton në Angli dhe ka Paund.

Gazetari: Ti thua, se ka dhënë para?

I moshuari: Po si u dhënka ky ligj, afërmendsh, të rrahësh babanë si daullja në dasmë ose si gomari në duhan?

Por çfarë ndodh pas denoncimit të të moshuarit në Fiër. Pasi u bë arrestimi i djalit të të moshuarit. në flagrancë, prokurori i Fierit, Hysen Ajasllari i kërkoi gjykatës masën e detyrimit të paraqitjes pranë policit gjyqësor. Por ajo, që është e habitshme, është fakti, se prokurori kërkoi një masë të tillë, të pa mbështetur në akt-dëshminë mjeko-ligjore.

“Stop” iu drejtuam Prokurorisë së Fier, ku u kërkua edhe një takim me prokurorin Hysen Ajasllari, por ky i fundit nuk pranoi të fliste dhe rojet penguan gazetarin të shkonte në zyrën e këtij të fundit.

Gazetari: Të lutem hape derën!

Punonjësja: Fol këtu, nuk është e nevojshme!

Gazetari: Të lutem hape derën, sepse unë dua të kaloj…!

Punonjësja: Zotëri, mund ta bësh edhe ti kërkesën me shkrim?

Gazetari: Si ta bëj kërkesën me shkrim unë? Nuk kam kohë në dispozicion. Nesër kam një problem tjetër, të një qytetari tjetër. Nuk kam kohën e duhur, për të pritur afatet e kërkesave.

Gazetari: Kjo nuk është forcë. Thjesht, unë po hap një derë, që i përket qytetarëve. Nuk i përket as prokurorit, as prokurorëve, as gjykatës, askujt. Jemi këtu për qytetarët, kështu që, ju lutem na e thjeshtoni punën!

Punonjësja: Dil e hyrë e dhe ti.

Gazetari: Të lutem, mos më pak fare!

Punonjësja: Jo s’po të kap unë.

Gazetari: Mos më kap.

Punonjësja: Të lutem mos krijo konflikt. Zonja është ngjitur disa herë dhe ai thotë se unë do ia kthejë përgjigjen të ma bëjë në rrugë zyrtare.

Edhe pse u bë një tentativë për të takuar prokurorin, por Prokuroria i ka kthyer përgjigje me shkrim të dhunuarit, duke thënë se po mblidhen provat e nevojshme që të merret një vendim përfundimtar dhe se po grumbullohen provat e nevojshme, akt dëshmia mjeko-ligjore dhe prova të tjera.

Ndërkohë avokati Sabri Karaj, shprehet, se Kodi Penal ka parashikuar dënimin e dhunës në familje me deri në dy vjet burgim. Veç kallëzimit penal, sipas tij, duhej të merrej urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasja e rëndë që i mori jetën Ambrës, flet avokatja e 10-vjeçares: Shoferi ishte shpejt dhe u largua! Rasti më i rëndë që kam përjetuar, mos e provoftë askush
Cili është fshati shqiptar, 'tifozi' më i çmendur i presidentit Joe Biden? (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.014171838760376
array(1) { ["section"]=> string(136) "e-rende-me-rrahu-si-gomari-ne-duhan-djali-dhunon-barbarisht-te-atin-92-vjecar-dhe-i-drejtohet-me-fjalen-vdis-gjykata-e-le-te-lire-235775" }