E rëndë në Australi, makina përplas turmën e njerëzve, plagosen të paktën 16 persona

Publikuar tek: bota, më 08:01 21-12-2017 E rëndë në Australi, makina përplas turmën e njerëzve, plagosen të paktën 16 persona

Të paktën 16 persona, përfshirë edhe një fëmijë të moshës parashkollore, janë plagosur pasi një makinë ka hyrë përmes këmbësorëve jashtë stacionit të trenit në Melbourne, Flinders Street në Australi.

Ngjarja e rëndë është shënuar para pak minutash, ndërsa policia ka mundur të verë në pranga autorin, drejtuesin e automjetit. Një dëshmitar në vendin e ngjarjes tha për mediat vendase se makina goditi turmën e njerëzve, ndërsa po ecte me shpejtësi të lartë.  

" Unë kurrë nuk kam parë kurrë diçka të tillë dhe vazhdoj të dridhem. Pashë një makinë, një SUV që erdhi me shpejtësi të madhe dhe më pas nisi të përplaste turmat e njerëzve që po ecnin me canta e karroca që kishin në dorë", tha ai për ABC Radio Melbourne. 

Ende nuk është e qartë nëse kemi të bëjmë me ndonjë akt terrorist, megjithatë pritet dëshmia e atorit në polici. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rezoluta e OKB, Trump kërcënon shtetet që votojnë kundër SHBA: Do mbajmë shënim emrat
Materiale pornografike në kompjuter, shkarkohet ministri i Theresa May »
Article Logic
Execution time: 0.012480020523071
array(1) { ["section"]=> string(89) "e-rende-ne-australi-makina-perplas-turmen-e-njerezve-plagosen-te-pakten-16-persona-103845" }