Tragjike në Berat, i moshuari vret veten me plumb në zemër pasi dyshonte se kishte Covid, familjarët e gjejnë të mbuluar në gjak

Publikuar tek: aktualitet, më 21:02 25-11-2020 Tragjike në Berat, i moshuari vret veten me plumb në zemër pasi dyshonte se kishte Covid, familjarët e gjejnë të mbuluar në gjak Foto ilustruese

Një lajm i trishtë, një ngjarje vërtet e rëndë kjo e ndodhur këtë pasdite në Berat.

82-vjeçari Ramadan Doko nga fshati Moravë i ka dhënë fund jetës,duke u vetëqëlluar me armë zjarri. Dyshohet se i moshuari në kushte të rënduara psikologjike, është mbyllur në dhomën e tij dhe me një çifte gjahu ka qëlluar një herë drejt vetes.

Pas zhurmës, familjarët kanë shkuar në dhomën e të moshuarit dhe e kanë gjetur atë të shtrirë në dysheme, pa shenja jete dhe të mbuluar me gjak.

Ata kanë njoftuar menjëherë policinë, e cila po kryen veprimet hetimore për të zbuluar shkaqet që e çuan të moshuarin drejt aktit të vetëflijimit.

Ngjarja e rëndë u shënua rreth orën 17:00 të mbrëmjes së sotme dhe trupi i pajetë i Ramadan Dokos është dërguar në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit, ku i është kryer edhe ekspertiza mjeko-ligjore.

Burime nga Morgu i Beratit bëjnë me se vdekja e 82-vjeçarit ka ardhur si rezultat i një plumbi të vetëm të marrë në zemër.

Familjarët e Dokos mësohet se kanë deklaruar përpara punonjësve të policisë se familjari i tyre kishte shfaqur prej disa ditën shenja të Covid-19, por ende nuk kishte kryer tampon.

Kjo mund të ketë bërë që 82-vjeçari të kalonte në depresion dhe t’i japë fund jetës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tjetër aksident i rëndë/ Dy makina përplasen në Fier-Patos, plagosen shoferët
Shefja e ISHP tregon pse shkollat do mbyllen pjesërisht: Në pediatri ka numër të shtuar fëmijësh që po vijnë të sëmurë me viroza gripale »
Article Logic
Execution time: 0.012629985809326
array(1) { ["section"]=> string(132) "e-rende-ne-berat-i-moshuari-vret-veten-me-plumb-ne-zemer-pasi-dyshonte-se-kishte-covid-familjaret-e-gjejne-te-mbuluar-ne-gjak-229122" }