E rëndë në Cërrik/ Ra nga shkallët e betonieres, ndërron jetë 53 vjeçari, arrestohet administratori i firmës

Publikuar tek: aktualitet, më 12:52 09-08-2020 E rëndë në Cërrik/ Ra nga shkallët e betonieres, ndërron jetë 53 vjeçari, arrestohet administratori i firmës Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Cërrik.

Një 53 vjeçar ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga shkallët e një betoniereje. Në pranga ka rënë administratori i firmës.

“Policia vë në pranga administratorin e firmës ku humbi jetën 55-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Cërrik, në përfundim të veprimeve hetimore, arrestuan në flagrancë për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasin : A.S., 53 vjeç, banues në fshatin Shalës, Cërrik.

Në firmën e ndërtimit ku ky shtetas është administrator, ditën e djeshme shtetasi A.Q., 55 vjeç, banues në fshatin Shalës , Cërrik punëtor i kësaj firme, duke punuar është rrëzuar akisdentalisht nga shkallët e betonieres dhe ka ndëruar jetë në Spitalin Rajonal Elbasan.

Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010506868362427
array(1) { ["section"]=> string(112) "e-rende-ne-cerrik-ra-nga-shkallet-e-betonieres-nderron-jete-53-vjecari-arrestohet-administratori-i-firmes-216572" }