Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit ditën e sotme.
Policia bën me dije se trupi është gjetur në fshatin Perlat, dhe se mund të ketë qenë me probleme mendore.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.03.2018, në fshatin Perlat, në një kanal me ujë është gjetur i mbytur shtetasi E.S, vjeç 42, banues në fshatin Rrushkull, (dyshohet i sëmurë mendor) dhe përdorues i pijeve alkoolike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.