Një aksident ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes në qytetin e Elbasanit.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Mamël dhe në aksident janë përfshirë dy automjete. Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve dhe nëse ka viktima. Grupi hetimor i policisë së Elbasanit është duke hetuar rrethanat e aksidentit.