E rëndë në Fier, i riu godet me sende të forta në kokë të miturin, arrestohet 19-vjeçari

Publikuar tek: aktualitet, më 08:37 25-01-2021 E rëndë në Fier, i riu godet me sende të forta në kokë të miturin, arrestohet 19-vjeçari Ilustruese

Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi pas një konflikti ka qëlluar me thikë një të mitur.

Është arrestuar në flagrancë shtetasi E. R., 19 vjeç, banues në Strum, Roskovec.

Arrestimi i 19-vjeçarit u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Strum, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin e mitur Sh. M., 13 vjeç, banues në Strum, Roskovec, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. R., 19 vjeç, banues në Strum, Roskovec.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë pasdites së djeshme, në fshatin Strum, është konfliktuar fizikisht për motive të dobëta me shtetasin e mitur Sh. M., 13 vjeç, banues në Strum, Roskovec, duke i shkaktuar dëmtime të rënda në kokë.

Shtetasi i mitur ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet i kalouan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Përplasi për vdekje 48 vjeçarin dhe u largua nga vendi i aksidentit, arrestohet autori 22 vjeçar me ‘Benz’
Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, shtesa natyrore e popullsisë ishte negative në 2020-n: Vdekjet kaluan lindjet »
Article Logic
Execution time: 0.011487007141113
array(1) { ["section"]=> string(93) "e-rende-ne-fier-i-riu-godet-me-sende-te-forta-ne-koke-te-miturin-arrestohet-19-vjecari-236269" }