E rëndë në Itali, gruaja shqiptare gjen të varur burrin

Publikuar tek: aktualitet, më 10:24 21-08-2019 E rëndë në Itali, gruaja shqiptare gjen të varur burrin

Mediat italiane kanë raportuar një ngjarje të rëndë të ndodhur në një familje shqiptare në Ankona.

Mësohet se një 53-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në oborrin e shtëpisë së mikut të tij. Shqiptari u gjet i pajetë nga gruaja e tij, i varur në një pemë, mesditën e 20 gushtit rreth orës 13:00.

Burri kishte dalë në mëngjes nga shtëpia për të vizituar mikun e tij. Ndërkohë, nga hetimet e para dyshohet për vetëvrasje.

Policia dhe grupi hetimor ka marrë në pyetje të njohurit dhe miqtë, për të parë nëse burri vuante nga depresioni apo probleme të veçanta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0097010135650635
array(1) { ["section"]=> string(61) "e-rende-ne-itali-gruaja-shqiptare-gjen-te-varur-burrin-175921" }