E rëndë në Itali, shqiptari masakron për vdekje gruan, zbulohet motivi i krimit

Publikuar tek: bota, më 13:40 08-11-2017 E rëndë në Itali, shqiptari masakron për vdekje gruan, zbulohet motivi i krimit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën Gorizia të Italisë ku një shqiptar ka qëlluar me thikë gruan e tij duke i shkaktuar vdekjen.

Krimi ka ndodhur në banesën e tyre në orën 09.00 të mëngjesit dhe mendohet se në shtëpi në momentin e krimit ka qenë dhe fëmija i tyre vetëm 8 vjeç.

Nga hetimet e para që ka kryer policia italiane mësohet se 37 vjeçari nuk punonte prej kohësh dhe ngjarja ka ardhur si pasojë e konflikteve të shumta me bashkëshorten e tij 30 vjeç.

Bashkëshorti ka njoftuar vetë për krimin dhe është arrestuar menjëherë nga policia.

Mësohet se ata jetonin prej kohësh në Itali dhe se mes çiftit kohët e fundit ka pasur shumë debate.

Identiteti i viktimës dhe i agresorit ende nuk bëhet i ditur. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Dalin detaje të reja për agresorin e 26 viktimave në Teksas
Shpërthim i fuqishëm në Turqi, 5 të vdekur e dhjetëra të plagosur »
Article Logic
Execution time: 0.010979890823364
array(1) { ["section"]=> string(83) "e-rende-ne-itali-shqiptari-masakron-per-vdekje-gruan-zbulohet-motivi-i-krimit-98809" }