E RËNDË në Kavajë, 60-vjeçari i dehur qëllon për vdekje 26-vjeçarin (EMRAT-DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 18:42 09-12-2019 E RËNDË në Kavajë, 60-vjeçari i dehur qëllon për vdekje 26-vjeçarin (EMRAT-DETAJE) Foto ilustruese

Një vrasje për motive të dobëta ka ndodhur pasditen e sotme në Kavajë.

Mësohet se pas një konflikti të çastit rreth orës 18:00 në periferi të Kavajës, 60-vjeçari Xhevdet Leçini ka qëlluar me armën e gjahut 26-vjeçarin Marius Ismaili, i cili ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit banal, nën efektin e alkoolit.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vuri në pranga autorin e dyshuar.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.072654008865356
array(1) { ["section"]=> string(86) "e-rende-ne-kavaje-60-vjecari-i-dehur-qellon-per-vdekje-26-vjecarin-emrat-detaje-188895" }