Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Korçë.
Në fshatin Zvirinë shtetasi G.F, rreth 32 vjeç, duke drejtuar mjetin autobus, me targa HMI8661, ka aksidentuar një shtetasin Dh.B, rreth 74 vjeç, i cili lëvizte me karrocë invalidi.
Për pasojë shtetasi i mësipërm po transportohet për në Spitalin Rajonal të Korçës, pasi nga të dhënat paraprake ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.