E rëndë në Kosovë, plagoset infermieri i Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare

Publikuar tek: rajon, më 16:00 26-09-2020 E rëndë në Kosovë, plagoset infermieri i Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare Ilustruese

Një infermier i Urologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës është plagosur ditën e sotme.

Lajmin e ka dhënë Sindikata e Infermierëve të Kosovës, e cila ka kërkuar nga policia që të merren masa të menjëhershme në mbrojtje të infermierëve.

“Ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë”, thuhet në reagimin e sindikatës.

Ende nuk dihet se si ka ndodhur ngjarja, ndërsa policia po heton për të zbardhur të plota rrethanat e plagosjes së infermierit.

Reagimi i Sindikatës së Infermierëve të Kosovë:

Sindikata e infermierëve të Kosovës dënon ashpër sulmin dhe plagosjen e infermierit të Urologjisë, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla ndaj infermierëve.

Ne ju bëjmë thirrje organeve të sigurisë që sa më parë të merren me rastin dhe kryerësit të marrin dënimin e merituar.

Poashtu ju bëjmë thirrje policisë, që të ndërmarr masa të menjëhershme, në mbrojtje të infermierëve, që raste të tilla mos të ndodhin më kurrë.

Kryesia e Sindikatës së infermierëve

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010793924331665
array(1) { ["section"]=> string(89) "e-rende-ne-kosove-plagoset-infermieri-i-urologjise-ne-qendren-klinike-universitare-221759" }