E rëndë në Ksamil, 12-vjeçarja denoncon njerkun për abuzim seksual: Më ka përdhunuar prej 2 vitesh kur mami nuk ishte në shtëpi

Publikuar tek: aktualitet, më 08:39 16-01-2021 E rëndë në Ksamil, 12-vjeçarja denoncon njerkun për abuzim seksual: Më ka përdhunuar prej 2 vitesh kur mami nuk ishte në shtëpi Foto ilustruese

Një 12-vjeçare ka dënuar në policinë e Ksamilit njerkun e saj, i cili ka abuzuar seksualisht me të.

Bëhet me dije se vajza abuzohej seksualisht nga njerku i saj 39-vjeçar, Elidion Xhaferraj dhe ngjarja kishte nisur që kur ishte 9 vjeç.

Denoncimi është bërë nga vajza 12-vjeçare dhe nëna e saj dhe më pas nga ana e policisë është bërë shoqërimi dhe ndalimi i njerkut 39-vjeçar.

12-vjeçarja ka denoncuar se fillimisht ngacmimi seksual ka nisur me prekje dhe më pas është abuzuar seksualisht nga njerku i saj.

Hera e fundit që ai ka tentuar ta abuzojë seksulaisht ka qenë më 4 janar të këtij viti. Vajza ka arritur të shpëtojë dhe ka shkuar tek nëna për të rrëfyer gjithçka. Nëna e 12 vjeçares nuk kishte kohë të bisedonte me vajzën e saj pasi ishte në punë, kjo e fundit ka shkuar dhe i ka rrëfyer gjithçka tezes.

Pas rrëfimit nëna ka bërë ballafaqimin me bashkëshortin e saj, i cili nuk e ka pranuar fillimisht, por pas ka pohuar se kishte ndodhur dy herë por ai ka qenë në gjendje të pavetëdijshme.

Njerku është daluar nga policia, i cili ka pranuar faktin se në kohën që e ëma nuk ka qenë në shtëpi prezente ka ngacmuar seksualisht të miturën duke e prekur në vende intime.

Ai është justifikuar duke thënë nuk ka qenë i ndërgjegjshëm dhe vajza e mitur i është dukur si bashkëshortja e tij.

Dosja e plotë:

Ne daten 21.04.2020  eshte paraqitur ne Komisariatin e Policise Sarande shtetasja {xxx}e bija e{xxx}e dtl. 05.04.2007, lindur ne Sarande dhe banuese ne Ksamil Sarande. E  mitura e shoqëruar nga e ëma ka kallëzuar se është dhunuar seksualisht nga njerku i saj. Me konkretisht kallezuesja e mitur në prezencën e psikologes Lorena Dizdari në prezencën e kordinatores së të miturve pranë prokurorisë Sarande në prezencën e avokates Marsela Alia ka parashtruar rrethanat si me poshte:

Prindërit e saj quhen{xxx}por janë divorcuar në kohën që kallëzuesja ka qenë rreth dy vjeçe.  E ëma më pas është martuar me kete shtetas me të cilin ka dhe një djalë të moshës 9 vjeç dhe jetojnë të katërt në Ksamil. E mitura deklaron se me njerkun e saj ka pasur marrëdhënie të mira gjatë kohës që kanë jetuar në Greqi. Kur kanë ardhur për të jetuar në Shqipëri sjellja e tij ka ndryshuar. Ai ka filluar që ta ngacmojë seksualisht derisa ka arritur në pikën që ka kryer dhe marrëdhënie seksuale me të. Episodi i parë që referon në kallëzimin e saj e mitura ka nisur një ditë të zakonshme kur ajo ka qenë rreth 9 vjeçe dhe duhet të bënte një dush. Mami i saj do lante vëllain e vogel, ndërsa njerku tha se do të lante atë. Gjatë kohës që e ndihmonte të miturën të bënte dush njerku e ka prekur atë në vende intime duke e ngacmuar seksualisht edhe pasi kjo e fundit i ka thënë se ka dhembje dhe nuk duhet të vazhdonte ta prekte më. Mbas kësaj dite ai ka vazhduar më tej; ne nje rast kur e ema e kallëzueses është larguar në Tiranë për t’i kryer një vizitë mjeksore tek okulisti djalit të saj. Në kohën që e mitura dhe njerku janë gjendur të vetëm në shtëpi ky e ka ngacmuar seksualisht përsëri duke e prekur në vende intime dhe ka fjetur me të në një krevat derisa ka ardhur e ëma në shtëpi.

Ngjarja ka agravuar më tej në kohën kur e mitura ka qenë në klasën e pestë një ditë kur vëllai i vogël i ka kërkuar mamasë së tyre që të flinte me të njerku{xxx}ka shfaqur vullnetin për të fjetur me vajzën e mitur me justifikimin që ajo të mos ishte vetëm. Gjatë kohës që po flinte e mitura deklaron se njerku i është afruar dhe e ka zhveshur nga mesi e poshtë dhe ka kryer marrëdhënie seksuale me të. Kallëzuesja pohon se ka ndjerë shumë dhembje dhe njerku pasi ka mbaruar i ka thënë që të shkojë në tualet të pastrohet pasi ajo kishte gjakderdhje.

Sipas kallëzueses pas këtij episodi njerku i saj i thoshte vëllait që të luante përjashta me shokët dhe në momentin që e ëma nuk ndodhej në shtëpi ai hynte në dhomë mbyllte dritaret që mos ta hapte njeri dhe e vendoste te krevati me force pa dëshirën e saj duke e kapur nga gjoksi e zhvishte pastaj i hiqte tutat afronte organin seksual me qëllim që të penetronte.

E mitura deklaron se kishte frikë dhe largohej pasi e dinte që do të kishte dhembje sapo ai të afrohej  por njerku e kapte nga mbrapa me duar dhe me forcë e afronte rreth vetes. Afërsisht nga data 20 dhjetor 2020 kallëzuesja deklaron se njerku i ka shkuar përsëri tek dhoma pasi kishte tre muaj që nuk e kishte prekur dhe ka tentuar të kryejë përsëri marrëdhenie seksuale me të por ajo ka mundur të largohet dhe ka hipur në tarracën e shtëpisë derisa ai është larguar nga shtëpia. Në datën 04.01.2021 vijon më tej e mitura rreth mbasdites pasi e ëma ishte në punë njerku ka shkuar përsëri tek dhoma e saj dhe i kërkoi vëllait të vogël të luante me shokët. E mitura deklaron se duke menduar se ai mund të tentonte përsëri ta përdhunonte si herët e tjera ka ikur nga shtëpia dhe ka shkuar tek e ëma me mendimin për t’i treguar për ngjarjen. E ëma nuk kishte pasur kohë të bisedonte në ato momente dhe ajo ka shkuar te tezja e saj dhe i ka treguar të gjitha çfarë kishin ndodhur. Më pas  tezja ka komunikuar me mamanë e saj dhe e kanë shoqëruar për të bërë kallëzimin në polici.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 50 euro për të rruajtur të moshuarin te “Shefqet Ndroqi”, bëmat e “Tires 8 milionëshe” nuk kanë të sosur
Mjeku kritik Erion Dasho: Tirja tregoi se morali i rilindjes 'kap ç'të kapësh', ka penetruar në çdo sektor »
Article Logic
Execution time: 0.012604951858521
array(1) { ["section"]=> string(132) "e-rende-ne-ksamil-12-vjecarja-denoncon-njerkun-per-abuzim-seksual-me-ka-perdhunuar-prej-2-vitesh-kur-mami-nuk-ishte-ne-shtepi-235205" }