Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur pak momente më parë në fshatin Lusan të Kukësit, ku një motorr ka dalë nga rruga.
Sipas informacioneve nga aksidenti raportohet një i vdekur i identifikuar si Ndriçim Cara 25 vjeç, ndërkohë që ka mbetur i plagosur vëllai i tij, Demir Cara 36 vjeç, i cili po dërgohet në gjendje të rëndë drejt spitalit Të Tiranës.
25 vjeçari ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të kryer hetimet e nevojshme.
vijon...