Një ngjarje rëndë sapo ka ndodhur në qytetin e Laçit.
Dy persona janë përfshirë në një konflikt me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur një prej tyre. Bëhet fjalë për shtetasin Gent Bushi, i cili është qëlluar nga Xhevahir Lika. Ngjarja ka ndodhur pranë një shkolle 9-vjeçare, dhe nuk dihen rrethanat e saj.
Ende nuk ka informacione për gjendjen shëndetësore të të plagosurit, sakaq policia ka shpallur në kërkim shtetasin Xhevahir Lika.
Vijon…
Njoftimi i plotë i policisë:
Ne Laç, pas nje konflikti te çastit mes dy shtetaseve, ata jane goditur me grushte dhe sende te forta me njeri-tjetrin dhe njeri prej tyre ka qelluar me arme zjarri ne ajer dhe eshte larguar Nuk ka te lenduar nga te shtenat.
Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje dhe fale veprimeve te shpejta hetimore ka identifikuar autorin e dyshuar, shtetasin Xh.L, qe qelloi me arme zjarri ne ajer Policia eshte vene ne ndjekje te autorit dhe po punohet per kapjen e tij.