Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Lezhës.
Një grua 52-vjeçare është vetëhedhur nga kati i dytë i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.
Mësohet se shkak është bërë rëndesa psikologjike dhe në kushte depresioni ajo ka ndërmarrë këtë akt vetëflijimi.
Lezhë/ Informacion paraprak
Rreth orës 16:22, në lagjen “Skënderbeg”, Lezhë, shtetasja M.K., 52 vjeçe dyshohet se në kushtet e depresionit është vetëhedhur nga kati dytë i banesës duke gjetur vdekjen.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje po punojnë për sqarimin e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes.