E rëndë në Lezhë, i vendoset tritol shtëpisë së gazetarit Elidon Ndreka, ngjarja pas mesnate

Publikuar tek: aktualitet, më 08:10 30-10-2020 E rëndë në Lezhë, i vendoset tritol shtëpisë së gazetarit Elidon Ndreka, ngjarja pas mesnate FotoArkive: Gazetari Elidon Ndreka

Një shperthim tritoli është regjistruar pas mesnate në Lezhë, në shtëpinë e gazetarit Elidon Ndreka.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur në orën 00.30 pas mesnate, ndërsa nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar por vetëm dëme materiale.

"Më datë 30.10.2020, rreth orës 00:30, në fshatin Balldre , Lezhë, në pjesën e jashtme të hyrjes së  banesës së shtetasit E.N,  ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet  lëndë plasëse, ku si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", njofton Policia.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Voltana Ademi akuza Policisë: Në Liqenin e Shkodrës gjuetia e zogjve me çifte nuk pushon, lëshimi ‘pa duar’ i situatës është skandaloz
Shpërthim me tritol në Vlorë, lënda plasëse vendoset në shtëpinë e 69 vjeçarit »
Article Logic
Execution time: 0.023081064224243
array(1) { ["section"]=> string(97) "e-rende-ne-lezhe-i-vendoset-tritol-shtepise-se-gazetarit-elidon-ndreka-ngjarja-pas-mesnate-225749" }