E rëndë në Meksikë, kartelet e drogës ekzekutojnë me 11 plumba gazetarin

Publikuar tek: bota, më 19:01 31-10-2020 E rëndë në Meksikë, kartelet e drogës ekzekutojnë me 11 plumba gazetarin Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë, ku gazetari Arturo Alba është vrarë në një nga zonat më të rrezikshme të këtij shteti nga kartelet e drogës.

Gazetari i Multimedios u ekzekutua me 11 plumba, ndërkohë që sipas gjykatësit Cezar Peniche ende nuk dihen arsyet e këtij sulmi.

Por gjykatësi Peniche nuk e hedh poshtë mundësinë që gazetari të ketë qenë pjesë e këtyre grupeve mafioze për shkak të punës së tij si gazetar në qytetin Siuadad Huares, që është shumë afër vendkalimit kufitar El Paso në Teksas të SHBA-ve.

Vrasjet e gazetarëve në Meksikë janë bërë të shpeshta kohët e fundit, pasi që nga fillimi i vitit të paktën 5 gazetarë janë vrarë në Meksikë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Italia ‘pushtohet’ nga Covid-19/ Mbi 30 mijë raste dhe afro 300 viktima. ALARM i KUQ në Britani dhe Belgjikë (SHIFRAT)
Rekord infeksionesh me COVID-19, shteti i rëndësishëm europian vendos për mbylljen e dytë, ja kufizimet e reja   »
Article Logic
Execution time: 0.012309074401855
array(1) { ["section"]=> string(78) "e-rende-ne-meksike-kartelet-e-droges-ekzekutojne-me-11-plumba-gazetarin-225949" }