E rëndë në Mirditë, 15-vjeçari vret aksidentalisht me armë vëllain 12-vjeç

Publikuar tek: aktualitet, më 23:14 15-11-2017 E rëndë në Mirditë, 15-vjeçari vret aksidentalisht me armë vëllain 12-vjeç

Një ngajrje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mirditë, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar aksidentalisht nga vëllai i tij.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Petoq, ku dy vëllezërit ishin duke ruajtur bagëtitë. Teksa po luante me një armë zjarri, vëllai i madh, 15-vjeçari me inicialet E.T ka qëlluar aksidentalisht vëllain e tij, 12-vjeçarin D.T, i cili ka ndërruar jetë.

Pas mbërritjes së policisë në vendngjarje janë gjetur dy gëzhoja dhe arma e zjarrit tip Kallashnikov. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023121118545532
array(1) { ["section"]=> string(79) "e-rende-ne-mirdite-15-vjecari-vret-aksidentalisht-me-arme-vellain-12-vjec-99718" }