E rëndë në Rinas, tentohet të kalohen me DHL 3 pako me armë luftarake

Publikuar tek: aktualitet, më 16:30 25-08-2017 E rëndë në Rinas, tentohet të kalohen me DHL 3 pako me armë luftarake FOTO ILUSTRUESE

Ditën e djeshme në orën 15:40, në Pikën e Kalimit Kufitar në Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të pakove të kompanisë postare “DHL”, janë konstatuar pjesë armësh luftarake.

 

Sipas të dhënave pjesët e armëve të zjarrit ishin ndarë në 3 pako dhe kishin si qëllim trafikimin e municioneve. 

Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identikimin dhe kapjen e autorëve në bazë të nenit 22 e 278/a të Kodit Penal.

Ngjarja po hetohet nga SHISH, Anti-terrori dhe Prokuroria. Mësohet se pjesët e armëve i përkisnin llojit Kallashnikov dhe iternerari i pakove ishte Shqipëri-Greqi-Londër.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Ne kuader te masave te shtuara antiterror, si ne mbare shtetet europiane edhe Policia e Shtetit dhe organet ligjzbatuese vijojne zbatimin e nje plani te detajuar masash. Keshtu në datë 24.08.2017, ora 15:40, në PKK Rinas, nga punonjësit e kompanisë “ICTS”, gjatë skanimit të tre pakove të kompanisë postare “DHL”, tranzit kane konstatuar pjesë armësh luftarake.

Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e kësaj vepre penale si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 22 e 278/a të K.P.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Prishet sistemi, bllokohet pika kufitare e Qafë Botës, radhë kilometrike (FOTOT)
Babai e shpall të humbur dhe e kërkon për mëse 1 javë, shihni ku gjendet 32-vjeçari »
Article Logic
Execution time: 0.01332688331604
array(1) { ["section"]=> string(74) "e-rende-ne-rinas-tentohet-te-kalohen-me-dhl-3-pako-me-arme-luftarake-90177" }