E rëndë në Shkodër/ Dhunoi fqinjen dhe e futi nën gomat e makinës, pasi u konfliktua me burrin e saj, arrestohet 61-vjeçari (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 14:56 20-09-2020 E rëndë në Shkodër/ Dhunoi fqinjen dhe e futi nën gomat e makinës, pasi u konfliktua me burrin e saj, arrestohet 61-vjeçari (DETAJE) Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Guri i Zi në Shkodër.

Bëhet me dije se Hilë Simoni 61 vjeç ka rënë në prangat e policisë, pasi ky i fundit ka dhunuar dhe më pas ka përplasur me makinë shtetasen Katrina Hila 55 vjeçe.

Mësohet se gruaja po shkonte në kishën e fshatit në kohën kur 61-vjeçari i ka dalë para, e ka rrahur dhe më pas e ka përplasur me makinë.

Viktima dhe autori janë fqinjë, ndërsa burimet për median bëjnë me dije se palët kanë një konflikt të mëparshëm mes tyre.

Sakaq, 55-vjeçarja ka marrë fraktura të rënda në këmbë kryesisht, por edhe pjesë të tjera të trupit dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashët rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Perplas me makine qëllimisht një shtetase, pas një konflikti, falë reagimit të shpejtë të Policisë kapet dhe arrestohet autori i kësaj ngjarje

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër falë reagimit të shpejtë, kapet dhe arrestohet në flagrancë në tentative për tu larguar, shtetasi H. S. 61 vjeç, banues në fshatin Guri i Zi, Shkodër

Arrestimi i ketij shtetasi u bë pasi në lagjen Kertollaj, në fshatin Gur i Zi, është kofliktuar me shtetasen K. H. 55 vjeçe banuese në fshatin Guri Zi, Shkodër dhe me pas shtetasi H. S. ka përplasur qëllimisht me mjetin e tij tip “Mitsubishi”, këtë shtetase duke i thyer këmbët, e cila është dërguar për ndihmë mjeksore më të specializuar në Spitalin Traumës Tiranë, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Automjeti me të cilin ka përplasur shtetasen K. H. u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. aterialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.012664079666138
array(1) { ["section"]=> string(134) "e-rende-ne-shkoder-dhunoi-fqinjen-dhe-e-futi-nen-gomat-e-makines-pasi-u-konfliktua-me-burrin-e-saj-arrestohet-50-vjecari-detaje-221028" }