E rëndë në Tiranë, burri vetëhidhet nga kati i katërt i banesës

Publikuar tek: aktualitet, më 21:47 15-10-2019 E rëndë në Tiranë, burri vetëhidhet nga kati i katërt i banesës Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku një 47 vjeçar është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës dhe si pasojë ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të policisë dyshohet se 47 vjeçari me inicialet Y.K. ka qenë në kushte të rënduara psikologjike dhe kjo është arsyeja pse është vetëhedhur.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion Paraprak

Rreth orës 22:05 në rrugën ‘Tahir Kadare’, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike, është vetëhedhur nga kati i 4-të i banesës  shtetasi  Y. K., 47 vjeç,i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072431564331055
array(1) { ["section"]=> string(69) "e-rende-ne-tirane-burri-vetehidhet-nga-kati-i-katert-i-baneses-182211" }