Situatë e rënduar në Vorë, aty ku protestuesit kanë bllokuar autostradën Tiranë- Durrës.
Pas nisjes së bllokimit të rrugës në Vorë protestuesit e opozitës nuk kanë lejuar që të kalojë asnjë qytetar, madje kanë goditur me grusht në kaskë një qytetar që po tentonte të kalonte rrugën me një motor ‘Harley’.
Për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë deputetët e PD, ndërsa në Vorë i pranishëm është edhe Lulzim Basha në krye të aksionit opozitar.
Ndiqni pamjet e regjistruara nga Report Tv.