E rëndë, nëna dhe djali 13 vjeç masakrohen me thikë nga lypësi që strehuan në shtëpi

Publikuar tek: bota, më 14:18 04-10-2017 E rëndë, nëna dhe djali 13 vjeç masakrohen me thikë nga lypësi që strehuan në shtëpi

Një djalë ka pranuar vrasjen e një nëne dhe djalit të saj 13-vjeçar në shtëpine e tyre pasi familja e mori si një lypës nga rruga dhe u kujdes për të.

 Tracey Wilkinson 50 vjeç, dhe Pierce Wilkinson 13 vjeç, u qëlluan me thikë për vdekje brënda shtëpisë së tyre në Stourbridge të Anglisë më 30 mars.

Aaron Barley 24 vjeç u deklarua fajtor nga Gjykata e Birmingamit për vrasjen e dy personave.

Edhe bashkëshorti i saj Peter Wilkinson u qëllua nga agresori, por i mbijetoi plagëve. Ai arriti të telefononte urgjencën pasi u godit gjashtë herë me thikë dhe kaloi 11 ditë në spital, shkruan newssky, raporton newsbomb.al.

 E bija Lidia ishte në shkollë momentin e ngjarjes dhe përshkroi momentin kur gjeti trupat e nënës dhe të vëllait të saj në spital.

“Hyra brenda dhe ndejta me mamanë dhe vëllain për disa momente dhe u ndjeva shumë keq për faktin që nuk i mbrojta dot.”

Tracey Wilkison e kishte takuar vrasësin Barley jashtë supermarketit dhe se ajo ishte përpjekur për ta ndihmuar pa e ditur se kishte të bënte me një vrasës.

Barley ishte i pastrehë dhe u ndihmua nga familja Wilkinson. Por një vit më vonë ai i sulmoi me thikë duke lënë të vdekur në vend të zonjën e shtëpisë që e quante si mamanë e tij si dhe djalin e vogël të familjes.

VRASËSI

download.jpg

VIKTIMAT

methode2Ftimes2Fprod2Fweb2Fbin2Fcdebc99c-a885-11e7-93f3-16e2d16612a0.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Paralajmëron Putin: SHBA do të sulmojë Korenë e Veriut
Referendumi në Katalonjë, Presidenti: Pavarësia çështje ditësh »
Article Logic
Execution time: 0.012259006500244
array(1) { ["section"]=> string(89) "e-rende-nena-dhe-djali-13-vjec-masakrohen-me-thike-nga-lypesi-qe-strehuan-ne-shtepi-94709" }