E rëndë/ Ra në pusin e shtëpisë, ndërron jetë 10-vjeçarja

Publikuar tek: rajon, më 13:56 25-02-2020 E rëndë/ Ra në pusin e shtëpisë, ndërron jetë 10-vjeçarja Foto ilusruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kosovë.

Sipas mediave vendase, bëhet me dije se një vajzë rreth 10 vjeçe ka ndërruar jetë sepse nuk ka arritur t’i përballojë plagët e marra kur ra në pusin e shtëpisë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.

‘Rasti është raportuar në Polici më 23 shkurt, të dielën, rreth orës 14:00. Në Ferizaj, një vajzë 10-11 vjeçare ka rënë në bunarin e shtëpisë. Familjarët e kanë nxjerrë prej bunarit dhe të njëjtës i është dhënë ndihma e parë në Emergjencë. Më pas, vajza është dërguar për trajtim në QKUK’, është shprehur ai,

Gashi ka bërë të ditur se pasditen e djeshme e kanë marrë informatën nga mjeku kujdestar se vajza ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tragjedia me tre fëmijë të vdekur, sot ditë zie në Kumanovë
Kroacia konfirmon rastin e parë me koronavirus »
Article Logic
Execution time: 0.0068099498748779
array(1) { ["section"]=> string(62) "e-rende-ra-ne-pusin-e-shtepise-nderron-jete-10-vjecarja-196392" }