E rëndë/ Rrëzohet avioni, 20 të vdekur

Publikuar tek: bota, më 14:11 05-08-2018 E rëndë/ Rrëzohet avioni, 20 të vdekur

Njëzet persona kanë gjetur vdekjen e menjëhershme pasi një avion i Luftës së Dytë Botërore u rrëzua në Alpet zviceriane.

Sipas mediave të huaja avioni është rrëzuar nga një lartësi prej 2500 metrash mbi nivelin e detit dhe brenda mbarte 17 pasagjerë si dhe 3 persona të tjerë të cilët ishin pjesë e ekuipazhit.

Ngjarja është regjistruar pasditen e së shtunës, në malin Piz Segnas.

Shkaku i rrëzimit ende nuk dihet ndërsa policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 

"Avioni u kthye 180 gradë në jug dhe ra në tokë si një gur", tha një dëshmitar okular për gazetën zvicerane "20 Minutes".

Mësohet se avioni JU52HB-HOT është ndërtuar në Gjermani nga kompani zviceriane JU-Air.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018617868423462
array(1) { ["section"]=> string(43) "e-rende-rrezohet-avioni-20-te-vdekur-130227" }