E RËNDË/ Sherr mes të rinjve në Kamzë, plagosen me thikë tre 17 vjeçarë

Publikuar tek: aktualitet, më 08:27 30-09-2020 E RËNDË/ Sherr mes të rinjve në Kamzë, plagosen me thikë tre 17 vjeçarë Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Kamëz, ku pas një sherri banal janë plagosur me thikë 3 të rinj.

Sherri ka nisur për motive banale jashtë një marketi, ndërsa policia ka shoqëruar në komisariat dy persona.

Mësohet se tre të rinjtë e plagosur janë: E.Daku, R.Bani dhe Sh. Duraku,të cilët po marrin mjekimin e nevojshëm në spital.

Njoftimi i Policisë:

Goditi me thikë një 19-vjeçar, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet në flagrancë 16-vjeçari. Procedohet penalisht edhe një 34-vjeçar i përfshirë në konflikt. Shërbimet e Policisë Kamzë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”, shtetasin e mitur me iniciale Sh. D., 16 vjeç, banues në Laknas, sepse në trotuarin e rrugës “Bulevardi Blu”, Kamzë, pas një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. D., 19 vjeç, banues në Kamzë, e ka goditur atë me thikë disa herë në kurriz dhe në krah, duke i shkaktuar dëmtime të rënda trupore. Gjithashtu u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Kamzë (shoku i E. D.), sepse ka goditur me mjete të forta në trup shtetasin Sh. D. Aktualisht shtetasi E. D. ndodhet në Spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011092901229858
array(1) { ["section"]=> string(76) "e-rende-sherr-mes-te-rinjve-ne-kamze-plagosen-me-thike-tre-17-vjecare-222188" }