Një banesë është djegur në qytetin e Shkodrës gjatë ditës së sotme.
Mësohet se si pasojë ka humbur jetën një grua e moshuar e cila jetonte e vetme.
Viktima është Laje Bejtja , 85 vjeç e cila është asfiksuar nga tymi për shkak të zjarrit që përfshiu shtëpinë e saj.
Ndërkohë po punohet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
Ngjarja ka ndodhur te vendi i quajtur rrugica e 'Koplikëve'.