E rrahën dhe e rrëmbyen, zbulohet identiteti i personit të marrë peng sot në Kamëz (Emri)

Publikuar tek: aktualitet, më 20:09 17-01-2020 E rrahën dhe e rrëmbyen, zbulohet identiteti i personit të marrë peng sot në Kamëz (Emri) Foto ilustruese

Jak Prenga është personi i dhunuar dhe i marrë peng sot në Kamëz nga disa persona ende të paidentifikuar nga Policia.

Identiteti i 49 vjeçarit Jak Prenga, i marrë peng me dhunë në Kamëz pas një konflikti të çastit, është dhënë nga banorët e zonës për Policinë. Dëshmitarët që kanë parë fillimisht sherrin me grushta e mjete të forta mes Jak Prengës dhe dy personat e tjerë, kanë thënë se ata janë konfliktuar për një parakalim me makinë në rrugë.

Pasi e kanë rrahur, dy personat ende të paidentifikuar e kanë futur me dhunë 49 vjeçarin në mjetin e tyre dhe janë larguar në drejtim të paditur. Ngjarja ka nodhur në rrugën "Londër" në Kamëz dhe pavarësisht se Policia ka ngritur menjëherë disa pika kontrolli, Jak Prenga nuk është gjetur ende.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037705898284912
array(1) { ["section"]=> string(93) "e-rrahen-dhe-e-rrembyen-zbulohet-identiteti-i-personit-te-marre-peng-sot-ne-kamez-emri-192389" }