E rrallë/ Diplomohet 97-vjecarja, pasi ndërpreu studimet që nga Lufta e Dytë Botërore

Publikuar tek: bota, më 10:23 04-05-2017 E rrallë/ Diplomohet 97-vjecarja, pasi ndërpreu studimet që nga Lufta e Dytë Botërore

97-vjecarja Katherine Summers Martinson, më në fund arriti të marrë diplomën, pasi edukimi i saj u ndërpre nga Lufta e Dytë Botërore.

“Asnjëherë nuk e kisha menduar se do të merrja diplomën” thotë ajo për tv amerikane.

Martinson u rrit në Misisipi. Ajo përfundoi studimet e ulta në gjimnaz por nuk arriti të vazhdonte shkollën e lartë. Ajo e la shkollën për të ndihmuar familjen e saj gjatë depresionit të Madh, dhe më pas nuk arriti të vazhdonte studimet sepse filloi lufta e Dytë Botërore.

“Gjatë asaj kohe u përpoqa që të shkoja në një kurs professional, fillova të mësoj për veglat. Duhet të punonim nëpër fabrika. Duhet ta kuptoni. Cdo gjë po bëhej për vendin në atë kohë, të rindërtonim vendin” thotë ajo në mikrofonin e NBC.

“Pas luftës ajo u martua me babain tim. Dhe në pesë vjet ata bënë katër fëmijë. Dhe duhet ta kuptoni, në këtë situatë ajo kurrë nuk arriti që të përfundojë studimet e shkollës së lartë” thotë vajza e saj gjatë ceremonisë së diplomimit.

“E kisha ne mend gjithë kohën për të përfunduar shkollën, por nuk mund të kthehesha më pas. Po pastaj kur shikoja të rinjtë unë thoja se mund ta bëja një gjë të tillë”.

Por të martën diploma e saj shkoi vetë te ajo. Ishin autoritetet e shkollës që e cuan direkt në familje. 

18280940_10155986710173765_690698016_n.jpg

18308967_10155986710153765_1846887656_n.jpg

18336749_10155986710168765_1382269028_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Macron përballë Le Pen, kush e fitoi debatin mes dy kandidatëve për presidencën franceze
Tronditet mbretëria angleze, Princi Philip merr një vendim të papritur »
Article Logic
Execution time: 0.01207709312439
array(1) { ["section"]=> string(89) "e-rralle-diplomohet-97-vjecarja-pasi-nderpreu-studimet-qe-nga-lufta-e-dyte-boterore-77433" }